Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ilaçi më i mirë për zemrën dhe diabetin gjendet tek speci djegës

nga Revista Kosovarja

Për ata që i kanë qejf dhe i konsumojnë specat djegës ka disa lajme të mira. Studime të reja kanë zbuluar se specat djegës përgjysmojnë rrezikun e vdekjes ndaj sëmundjet kardiovaskulare.

Mbi artikull

Për të arritur këtë përfundim u bë një studim me 23 mijë njerëz, dhe ata që i konsumonin më shumë kishin 61% më pak gjasa të vdisnin nga një goditje në tru dhe 40% më pak gjasa për atak kardiak.

Konsumimi në mënyrë të rregullt të specit djegës gjithashtu ul rrezikun e vdekjeve nga ishemia në zemër me 44%. Përfitimi kryesor shëndetësor nga speci djegë vjen nga kapsaicina, lënda që krijon nxehtësinë dhe ul nivelin e inflamacionit.

Doktoreshë Marialaura Bonaccio, nga Instituti për Kërkime në Itali, thotë: Pavarësisht dietës që ndjek, dietën mesdhetare apo konsumim sa më të pakët të produkteve ushqimore, speci djegës ndikon tek të dyja njëlloj me një efekt të madh mbrojtës.

Moneytizer Paragrafi 4

Studiuesit këshillojnë që speci djegës të konsumohet të paktën dy herë në javë. Në fakt nuk është hera e parë që flitet për përfitimet shëndetësore të specit djegës. Studimet e mëparshme kanë treguar që specat djegës mund të mbrojnë nga kanceri dhe diabeti, veprojnë si qetësues, forcojnë bakteret e zorrëve dhe luftojnë mbipeshën.

Leave a Comment

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]