Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ilir Ibrahimi: Po sillemi si të ishim një perandori e themeluar para 500 vitesh

nga Revista Kosovarja

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se refuzim i Kosovës për të qenë pjesë e nismës “Open Ballkan” është mjaft e rrezikshme dhe kjo sipas tij po i prishë marrëdhëniet me aleatin kryesore Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi artikull

Sipas tij gjithçka që ka ndodhur gjatë luftës, pas dhe tash në Kosovë, ka vulën e SHBA-ve.

Sipas Ibrahimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të ndërroj qasje sa i përket marrëdhënieve me SHBA, e posaçërisht refuzimin e tij për të qenë pjesë e “Open Ballkan”.Reagimi i plotë:

Kosova si shtet i pavarur është shpallur në koordinim me shtetet mike të kryesuara nga SHBA.

Moneytizer Paragrafi 4

Pa këtë koordinim, kjo nuk do të ndodhte.

Pa këtë koordinim, Kosova nuk do të kishte mundur të niste as rrugëtimin e vet drejt familjes së kombeve.

E gjithë kjo, duket se sot është harruar dhe po sillemi si të ishim një perandori e themeluar para 500 vitesh.

Kjo qasje, përeç se është fëmijerore, është edhe shumë e rrezikshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Fotografia e djeshme e gjithë liderëve ballkanikë – pa Kosovën, do të duhej të ishte një alarm për ndërrim urgjent kursi.

Alternativa është të kthehemi si në kohën e Shqipërisë se 1945- të izoluar nga bota por të vetëkënaqur me iluzione të politkanëve të papërgjegjshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]