Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se sot ka vizituar policinë e Kosovës që ndodhet në fshatin Banjësk.
Peci përmes një postimi në facebook, ka falënderuar policët për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit.
“Sot, vizitova policinë e Kosovës që ndodhet në fshatin Banjësk, afër Manastirit. U shpreha mirënjohje dhe falenderim për punën, njëherazi për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës!”, ka shkruar Peci.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=188327024288254&id=100093328710030&ref=embed_post