Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ilir Shaqiri: Ai iku me 3 shkurt 2017

nga Revista Kosovarja

Ai iku me 3 shkurt 2017, duke na lënë shumë vepra monumentale që dritësojnë udhën dhe kujtesën tonë…

Mbi artikull

DRITËRO

Të kërkoj në rafte librash,
zbrit ta pimë një gotë,
o devollit gurgullimash
poet magjiplotë.

Zbrit të flasim pak
për arat me grurë,
për hallet e mëdha
që s’na u hoqën kurrë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kur thurje vargje
e këngë për Kosovën,
për një gur,
një plis a një frëngji,
për token e babës,
thoshe, do lë kokën
andej nga burojnë
Drini i Bardhë e i Zi.

Si plori i parmendës
dritëmendja jote
në kopshtin shkëmbor
plugoi poezi
dhe s’ta luajti gurin
lakmia e kësaj bote
deshe krejt çfarë deshe –
deshe një Shqipëri.

Tejetej kufijve
t’u shfaq dritësia
sikur buka n’sofër
për fisin buzëtharë,
të pështyu e të shau
ngado marrëzia,
por buzëqeshja jote
mbeti rrezelarë
në sofrën e zemrës
na grish të pandarë,
se fjala shqipe,
jo,
s’blihet në pazar!

Mbi brazdat e kohëve
të ndrit poezia
Dritëro i përndritur –
Dritëro Shqipëria!

ISh

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k