Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini i dhanë fund miqësisë të ngushtë pas daljes nga Big borther VIP.
Së fundmi, fituesi i reality show, Ilir Shaqiri në një intervistë ka treguar publikisht për raportin me këngëtarin.
Balerini i njohur tha rrëfeu se dyshja nuk ruan më asnjë lloj raporti.
“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vet, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”.- theksoi ai.