Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ilir Shaqiri ia thotë: Ti Shqipëri o mall i zjarrtë

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, ka sjell një interpretim të veçantë të “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”.

Mbi artikull

Siç tashmë njihet për vokalin e fuqishëm, Shaqiri projektin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Ai vjen me një këngë madhështore dedikuar Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit.

Për të realizuar këtë këngë të mahnitshme, artisti i njohur ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës shqipe.

Moneytizer Paragrafi 4

Orkestrimi dhe muzika e këtij projekti u realizua nga Edmon Zhulali, ndërsa si xhirues dhe mjeshtër montazhi ishte Blerdi Malushi.

Protagonistë të klipit po ashtu ishin edhe Hana Zurapi e Ensar Ismaili, ndërsa qëndruan prapa këngës edhe Samir Jashari, Sumeja Zurapi, Qerim Ismaili, Besmir Mahmuti, Rexhep Ismaili, Ibrahim Ismaili.

Projekti tashmë gjendet i lansuar edhe në platformën e popullarizuar, YouTube.

Iliri përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasiv në muzikë, meqë i është përkushtuar krijimtarisë letrare , ai vazhdon të admirohet nga publiku për karrierën e bujshme shumëvjeçare, tek zëri e kënga e tij gjithmonë jehon në data e ngjarje historike të kombit tonë/ Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]