Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ilir Shaqiri me fjalë prekëse pas vdekjes së nënës

nga Revista Kosovarja

Më 13 qershor ndërroi jetë nëna e Ilir Shaqirit.

Ilir Shaqiri, me anë të një postimi në rrjete sociale, falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime gjatë kësaj periudhe të vështirë për të.

Ai tha se dhimbja për ta është e madhe, por shton se nëna e tij la shtëpinë plot dhe dëshirat iu kishin plotësuar.

Me dhimbje në shpirt, Ilir thotë se do ta kujtojë dashurinë dhe udhëzimet e saj si dhe porosinë e përhershme që e kishte.

Moneytizer Paragrafi 4

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ILIRIT, PA NDËRHYRJE:

“Të dashur miq!

Në këto ditë dhembjeje për mua dhe familjen time, shpreh mirënjohjet dhe falënderimet tona për ju, që patët mirësinë të merrni pak nga pak nga dhembja jonë!
Dhembja për ne është e madhe, por edhe ngushëllimi juaj për ne është i madh. Them kështu sepse nënat tona, të frymëzuara nga urtësia popullore, na e kanë përsëritur sa e sa herë se: Krahët e njeriut janë miqtë, ata që të bëjnë të ngrihesh, ata që s’të lënë që të biesh.
Nëna ime u lind 4 tetor, 1939, në Vitak të Drenicës, mbesë e Ahmetajve të Radishevës, u martua në Burojë dhe krijoi një familje të madhe.
U nda nga jeta me 13 qershor, 2020, duke lënë pas shtëpinë plot, me dëshirat e saj të plotësuara.
Ne pasardhësit e saj, për sa kohë të jemi në këtë botë, do ta kujtojmë dashurinë e saj, udhëzimet e saj, porosinë e përhershme të saj, se: Njerëzit, nivelet e tyre i renditë edukimi, shkolla dhe puna e tyre në shërbim të së mirës, në shërbim të së vërtetës.
Ky është ngushëllim i madh për ne: bijtë e saj, bijën e saj, rejat e saj, nipërit e stërnipërit e saj, mbesat e stërmbesat e saj.
Në emër të 33 trashëgimtarëve të saj, mirënjohje pafund juve miq të familjes sonë, Shaqiri!”.

https://www.facebook.com/ilirshaqiri.al/posts/1385000818368058

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]