Është kënaqësi dhe njëkohësisht krenari të bëjmë promovimin e produkteve ushqimore të vendit tonë Kosovës, edhe në Gjermani. Uroj dhe shpresoj në të ardhmen të kemi më shumë markete të tilla, ku shqiptarët të ndihen më afër vendit dhe traditës së tyre, thotë pronari Ilir Sinani, biznismeni e humnitari i njohur në diasporë e në Kosovë.
Me këto fjalë, para pak kohësh, z. Sinani iu drejtua pjesëmarrësve gjatë hapjes së marketit të parë “ Molla Market” në Haag të Oberbayern të Gjermanisë.
Biznismeni i humanisti, z. Sinani nuk u ndal veç me këtë . Ai premtimin e dhënë po e realizon. Nesër , më 2 nëntor 2020, e hap edhe supermarketin e dytë në Gjermani , pikërisht në qytetin e njohur Mynih, tek jetojnë e punojnë shumë bashkëatdhetarë tanë.
Vlen të përmendet se në këto supermarkete kryesisht do të jenë të furnizuara me produkte vendore , pra të Kosovés.
Qëllimi im ishte dhe vazhdon të jetë, qê sa më shumë të lidhim mërgatën me vendlindjen , sa më shumë me u dalë ndihmë popullit shqiptarë kudo e kahdo që janë në diasporë ,-thotë Iliri, i cili njëherit edhe tregon , se me këtë rast ka punësuar mbi 100 puntorë nga të gjitha trojet shqiptare.
Se, Ilir Sinani pos sukseseve kurajuese në biznis , për çka edhe është shpërblyer disa herë nga institucionet gjermane , ai veçohet edhe si humanist i madh tek vepron pranê Shoqatës së njohur “ Jetimat e Ballkanit “
Ju kujtojmë dhe njëherë “ Molla Market” nesër iu afron edhe një pjesë të vendlindjes : adresa – “Molla Markt” – Josef-Retzer str 4781241 München.
Ju mirëpresim me zemër të hapur .
Edhe në Marketin 2 “ Molla” në Münih , do i gjeni të gjitha produktet vendore, nga Kosova , ndër to edhe këto që kemi shfaqur në foto.
Të gjitha këto dhe edhe shumë të tjera nga dora e parë mund t’i gjeni kryesisht në marketet ‘Molla’ në Munich të Gjermanisë, biznes ky dhe pronë e familjes Sinani. /Kosovarja/