fbpx

Iliri, Luizi dhe Egla përballë njëri-tjetrit në edicionin e katërt të BBV? Ja çfarë thuhet

nga Revista Kosovarja

Thuhet se edicioni i katërt i BBV do të jetë ndryshe nga tre të parët, pasi do të bëjë bashkë të gjithë ish-banorët më të spikatur dhe fituesit gjithashtu.

Aulona Musta, në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, u shpreh se, në bazë të disa burimeve të sigurta, këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special. “Big Brother All Stars”, do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve, të cilët thuhet se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit Big Brother 4 do të jetë një Big Brother All Stars ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tre edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Gjithashtu, shtoi se përfliten edhe banorë të tjerë që do të jenë pjesë si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]