fbpx

Ilnisa befason me tortën e ditëlindjes Meritonin, çaste romantike në ‘BBVA’

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen e 29-të banori i Big Brother VIP Albania 3.

Me këtë rast në shtëpinë e famshme i është organizuar një festë nga ‘Vëllai i Madh’.

Të ftuar në këtë mbrëmje kanë qenë ish-konkurrentët duke ia bërë këtë ditë edhe më speciale.

Po ashtu për të performuar ka qenë e ftuar edhe këngëtarja e njohur, Soni Malaj.

Të gjithë njëzëri interpretuan këngën e ditëlindjes, e më pas u fut Ilnisa me tortë.

Puthjet dhe përqafimet kanë qenë të shumta mes çiftit, të cilët nuk janë parë për një kohë.

Në shtëpi po mbizotëron një atmosferë e mrekullueshme, ku Soni ka kënduar disa nga hitet që ka realizuar ndër vitesh.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]