Ilnisa duket se po e pret me padurim ribashkimin me Meritonin pas përfundimit të BBV3.
Ajo ka treguar se ka takuar edhe familjarët e Meritonit.
“Babanë e Meritonit, bashkë me Meritonin, i kalova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Edhe atje ngriva”-tregoi Ilnisa në E Diell.
E pyetur nëse ka plane për fëmijë me Meritonin, ajo u shpreh:
“Unë kurrë në jetën time nuk kam planifikuar asgjë, planet rrëzohen, unë besoj në zot”.
Ilnisa tha se nuk do ta falë kurrë Eglën.
“Asnjëherë! Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë, janë mijëra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt.
Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin. Bota jashtë më priti mirë, shpresoj të vijojë kështu. Më keq seç kam parë brenda nuk ka ndodhur jashtë”.
Përveç Meritonit, Ilnisa u shpreh se fiton e meriton edhe Juli.
“Do të them dhe një emër tjetër, do të them emrin e Julit”.