Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ilnisa i përgjigjet Meritonit pas komenteve të këtij të fundit

nga Revista Kosovarja

Gazetarja, Ilnisa Agolli, ka reaguar publikisht ndaj ish-partnerit të saj, Meriton Mjekiqi, pas deklaratave të tij në premierën e filmit ADN.

Mbi artikull

Gjatë intervistës, Meritoni e quajti Ilnisën thjesht “Ilnisa e showbizit”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk ishte serioze dhe duke injoruar mbiemrin e saj.

Romanca e tyre ishte një nga temat më të përfolura në Big Brother VIP Albania, dhe edhe pas ndarjes, marrëdhënia ka vazhduar tërheqjen e vëmendjes mediatike.

Ilnisa reagoi në Instagram, duke postuar një fotografi të saj me mesazhin e qartë: “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky postim u interpretua si një përgjigje direkte ndaj tentativës së Meritonit për të minimizuar lidhjen e tyre.

Me këtë mesazh, gazetarja tregoi se nuk do të lejojë që personaliteti dhe qëndrimi i saj të nënvlerësohen nga ish-partneri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]