Një iluzion optik është publikuar në Twitter, duke nxitur një sërë reagimesh të përdoruesve të këtij rrjeti social sa i përket numrave brenda rrethit.
Fotografia hipnozituese shfaq rrethin që në vete mban vija të zeza – por ajo çfarë nxiti debat ishte ajo çfarë gjendet brenda rrethit. Më saktësisht, numrat që ishin brenda rrethit.
“E shihni numrin? Nëse po, cilin numër”, ka pyetur një përdorues i Twitter përbri fotografisë, e publikimi i tij mori mijëra pëlqime dhe mbi 5 mijë komente.
Ata kishin përgjigje nga më të ndryshmet: “Unë shoh 15283”, derisa tjetër thoshin “81089” e “45283”.