Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Imazhe dhimbjeje, pritja që s’mbaron kurrë!

nga Revista Kosovarja

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga lufta e fundit, plagët e dhimbjet ende janë të hapura.

Mbi artikull

Kosova, tokë e larë me gjakun e atyre që flijuan më të shtrenjtën që patën, jetën vetëm për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Shumë fëmijë mbetën pa prindër, shumë gra pa burra e shumë familje pa Zot shtëpie.

Armiku serb nuk kurseu asgjë dhe askënd, madje as fëmijët që mizorisht i mbyste në sy të prindërve.

Moneytizer Paragrafi 4

Më shumë se asnjëherë tjetër, data 27 prill vjen si kujtesë për ata që s’janë në mesin tonë, për fatin e të cilëve ende nuk dihet.

1641 persona ende janë të zhdukur, derisa pritja në heshtje e then vetëm malli, nuk mbaron kurrë.

Përmes imazheve të fotografit Artan Korenica, iu sjellim dhimbjen e familjarëve që ende kanë një fije shprese që një ditë ata do të kthehen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]