Mësuesi i parë le gjithmonë shenjë në jetën e njerëzve. E, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe me Imer Mushkolaj.
Analisti i njohur kosovar, që njihet për guximin në deklarata, ka treguar se ka humbur mësuesen e tij, shkruan “Kosovarja”.
Në postimin e Mushkolajt, shoqëruar edhe me një foto ku shihet pranë mësueses së parë, ai tregon dhimbjen për humbjen e saj.
Ja postimi i analistit të njohur:
Mësuesja ime e parë, Hazbije Muhaxhiri, ka vdekur sot. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj dashninë dhe mirësinë që ajo ka dhuruar gjatë gjithë jetës. Do të na mungosh shumë Mësuesja Hazbije.