Ina ka pasur një debat të ashpër me Stenaldon në shtëpinë e BBVA, ku ajo e akuzoi hapur banorin se po ngacmon femrat brenda shtëpisë, duke e cilësuar atë si “manjak femrash”.
Sipas Inës, sjellja e Stenaldos ka qenë e papranueshme, ndërsa ajo theksoi se nuk pendohet për asnjë fjalë të thënë, madje as gjatë Prime-it. Ajo qëndroi e palëkundur në qëndrimin e saj, duke deklaruar se reagimi i saj ishte i justifikuar.
Nga ana tjetër, Stenaldo i mohoi kategorikisht këto akuza, duke thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur një situatë e tillë dhe se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.
Kujtojmë se Stenaldo është banori i verbër në BBVA, ndërsa përplasja mes tyre ka ngjallur reagime të shumta te publiku dhe në rrjete sociale, shkruan Kosovarja.
