Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Incidenti në shkollën e Prishtinës, ndalohet për 48 orë mësimdhënësi

nga Revista Kosovarja

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se është lëshuar urdhër për ndalimin 48-orësh të arsimtarit që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Mbi artikull

“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka deklaruar Gashi.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale, ku arsimtari shihet duke e goditur nxënësin, ndërsa në një moment vërehet edhe reagimi i nxënësit ndaj tij.

Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarit të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore në përputhje me rezultatet e hetimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]