Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

India ia kalon Italisë për numrin e të infektuarve, shënon rreth 10,000 raste të reja

nga Revista Kosovarja

India i ka shënuar rreth 10,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke ia zënë vendin e gjashtë Italisë.

Mbi artikull

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 236,657 persona, ndërsa 6,649 kanë vdekur, shkruan “BBC”.

Sistemi shëndetësor në Mumbai është pranë kolapsit, ndërsa raportohet se spitalet në New Delhi po mbeten pa hapësirë për pacientët.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve ditore, qeveria indiane ka marrë vendim që qendrat tregtare, tempujt e adhurimit, restorantet dhe zyrat të rihapen nga e hëna.

Moneytizer Paragrafi 4

Shumë indianë janë ankuar në rrjetet sociale se pacientët me koronavirus nuk po marrin përkujdesje mjekësore. Disa spitale kanë thënë se kanë mbetur pa teste.

Kritikët kanë thënë se rritja e rasteve tregon se masat e izolimit, të cilat i kanë kushtuar shumë ekonomisë së vendit, nuk kanë funksionuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]