Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

India me dënime të ashpra për të gjithë ata që pështyjnë

nga Revista Kosovarja

Në Indi janë zgjeruar masat mbrojtëse që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së epidemisë së coronavirusit, kështu në këto masa nga tani ndalohet që çdo person të pështyjë në rrugë, të shet alkool e cigare, kurse është e obligueshme bartja e maskave mbrojtëse.

Të gjithë ata persona që pështyjnë në hapësirat publike në Indi do të dënohen me gjoba të majme, por edhe me burgim deri në një vit, ka bërë të ditur qeveria e këtij vendi pasi që numri i të infektuarve me coronavirus ka shkuar në mbi 13 mijë.

Pështymja nëpër rrugë është një problem serioz në shtetin me 1.3 miliard banorë, ku dita ditës kjo shprehi e keqe po ua vështirëson punën ekspertëve shëndetësorë në luftimin e COVID-19.

Qytetarët e Indisë zakonisht pështyjnë pas pirjes së cigares, ngrënies së gjetheve të çajit dhe arrave, edhe pse tashmë në disa vende të Indisë aplikohen masat e ndëshkimit, por qytetarët deri më tani nuk e kanë marrë seriozisht.

Moneytizer Paragrafi 4

Ashpërsimi i masave mbrojtëse nga ministria e Punëve të Brendshme në Indi, vjen si rezultat i një sërë incidentesh ku qytetarët i kanë pështyrë infermieret dhe mjekët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]