fbpx

Infeksioni i parazitëve “Giardia” mbyt dy nxënës, 5 e 6 vjeç, në Liverpool

by Revista Kosovarja

Dy fëmijë të moshave 5 e 6 vjeç, nxënës të një shkollë në Liverpool të Anglisë, kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të infeksionit me parazitët “Giardia”.

Udhëheqësit e “Millstead Primary School” thanë se fatkeqësia e vogëlushëve që “mbushnin klasat e tyre me gëzim e hare” dërmoi të gjithë ata që punojnë dhe mësojnë këtu.

Udhëheqësit e Agjencionit për Sigurinë e Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar thanë që ata vdiqën si pasojë e infektimit me virusin “Giardia”, ani se kjo mbetet të përcaktohet edhe zyrtarisht

“Millstead Primary School” u përball me infeksionin në fjalë qe disa kohë.

“Giardiasis”, sëmundje kjo që shkaktohet nga paraqitet e “Giardia lamblia” afekton sistemin e tretjes dhe mund të shoqërohet me simptoma si diarreja dhe ngërçet e fryrja e stomakut.

Edhe pse mund të shkaktojë telashe, zakonisht nuk është konsideruar si e rrezikshme për jetë, dhe mund të trajtohet me antibiotikë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]