Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Inxhinierja e energjisë bërthamore, Grace Stanke shpallet “Miss America 2023”

nga Revista Kosovarja

Një studente e inxhinierisë bërthamore nga Wisconsin me aftësi për të ndarë mendimin e saj mbi ‘temat e nxehta politike’ është kurorëzuar si “Miss Amerika 2023”.

Mbi artikull

Grace Stanke, 20 vjeçe, fitoi titullin në konkursin e bukurisë të enjten në arenën “Mohegan Sun” në Uncasville, Connecticut, shkruan DailyMail.


Me origjinë nga Wausau, Wisconsin, ajo mahniti gjyqtarët me bukurinë dhe trurin e saj.

Mbretëresha e bukurisë aktualisht po studion për inxhinieri bërthamore në Universitetin e Wisconsin-Madison dhe shpesh shpreh dashurinë e saj për këtë temë në rrjetete sociale.

Moneytizer Paragrafi 4

“Jam shumë krenare që jam një grua në inxhinierinë bërthamore. Nuk është e lehtë, as nuk është një rrugë e thjeshtë për t’u ndjekur, por ia vlen shumë”, shkroi ajo në Instagram në qershor.

Kur u pyet nga gjyqtarët se për çfarë do ta përdorte titullin “Miss America”, ajo tha se ishte ‘e emocionuar’ që kishte mundësinë të përdorte zërin e saj për një audiencë edhe më të madhe.

“Si ‘Miss Amerika’, e di që po përfaqësoj këtë organizatë, por jam në gjendje t’u përgjigjem pyetjeve dhe të them: ‘Ky nuk është këndvështrimi i organizatës, ky është këndvështrimi im personal si Grace Stanke’, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si energjia bërthamore dhe shumë tema të tjera të nxehta politike”, tha ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]