Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Irani zbulon kushtet për anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit

nga Revista Kosovarja

Nëse bllokada e SHBA-së vazhdon, ajo do të konsiderohet si “shkelje e armëpushimit”.

Mbi artikull

Një burim iranian i ka thënë agjencisë së lajmeve Fars se nëse bllokada amerikane e Ngushticës së Hormuzit vazhdon, ajo do të “konsiderohet shkelje e armëpushimit”.

Ata paralajmëruan se si kundërpërgjigje, Teherani do ta mbyllte plotësisht sërish këtë rrugë detare.

Kjo do të shkaktonte me shumë gjasë një rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe gazit, shkruan skynews.

Moneytizer Paragrafi 4

Burimi i tha agjencisë Fars se tani që rruga është rihapur, ekzistojnë tre kushte për anijet që kalojnë përmes këtij korridori të rëndësishëm ekonomik:

Anijet duhet të jenë tregtare, jo ushtarake; Rrugët që përdorin duhet të jenë ato të caktuara nga Irani;

Të gjitha kalimet duhet të bëhen në “koordinim” me forcat iraniane. Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump tha se bllokada e SHBA-së do të mbetet “plotësisht në fuqi” derisa të arrihet një marrëveshje paqeje.

Ai shkroi se ajo do të vazhdojë derisa një marrëveshje të jetë “100% e përfunduar”, por shtoi se pret që kjo të ndodhë “shumë shpejt”. Ndryshe, Irani dhe SHBA-ja pritet të diskutojnë në ditët në vijim një marrëveshje të paqes, gjegjësisht para përfundimit të armëpushimit dy-javor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/