Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dalur në mbrojtje kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për reagimin e saj ndaj mosndaljes së fushatës për cnjohje të pavarësisë së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi që ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, një ditë pasi që kishte thënë se do ta ndalin fushatën e ç’njohjeve të Kosovës, ka falënderuar Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës.Osmani ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë.
“Sot: Daçiq falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës! Pritni pak. A kanë rënë dakord ta ndalojnë këtë marrëzi? Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: të hënën, ata i premtojnë ShBA-ve që ta ndërpresë fushatën. Të martën, e rinisin atë”, ka shkruar Osmani në Tëitter.
E për këtë Mustafa thotë se ajo ka të drejtë.“Reagimi i saj ishte i drejtë dhe me vend. shtë deklaratë që duhet të thuhet publikisht. Nuk mundet Serbia të zotohet që ta ndalë fushatën për cnjohje të Kosovës dhe të dalë të flas atje duke falenderuar një shtet”, ka thënë Mustafa në televizionin publik.
