Ish kryeministri, Isa Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se pozita dhe opozita pas takimit të fundit me Lajçak, do të duhej ta njoftonin së pari Kuvendin e pastaj opinionin për draft statutin e Asociacionit.
Ish lideri i LDK-së, u shpreh se kjo është një papërgjegjësi e madhe për të gjithë ata që luajnë qorras me popullin për një çështje kaq të rëndësishme.
“Konsideroj se pozita (Kurti, VV, Presidentja, Kryetari i Kuvendit) si dhe opozita (PDK, LDK dhe AAK) pas takimit të fundit me Lajçak do duhej ta njoftonin, së pari Kuvendin e pastaj opinionin për draftstatutin. Është papërgjegjësi e madhe për të gjithë të luajnë qorras me popullin për një çështje kaq të rëndësishme”, tha Mustafa.
Ndryshe, sot ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se draft statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën dhe se Kurti është i gatshëm që ta nënshkruajë në tërësi atë.