Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Isa Mustafa rezulton pozitiv me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Një njoftim të tillë kreu i LDK’së e ka dhënë përmes profilit të tij zyrtar në facebook. Ai ka thënë se sot pasi ka përfunduar analizat ka reazultuar pozitiv me COVID-19.

Derisa ka treguar se ndjen vetëm plogështi dhe jo ndonjë simptomë tjetër.

Mustafa ka treguar se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë prekur nga virusi, derisa thotë se ditët në vijim do të jetë i izoluar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Të nderuar miqSot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar Mustafa.

Deri tani edhe disa deputetë të LDK’së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa nuk dihet nëse kreu i LDK’së është infektuar si rezultat i kontaktit me ndonjërin prej tyre.

Kujtojmë se shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ditë më parë ka njoftuar se ishte infektuar me COVID-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]