Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-ambasadori holandez: I thashë Thaçit do të lirohesh, nuk ka prova

nga Revista Kosovarja

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, iu drejtua sot pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Mbi artikull

Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, duke përfshirë periudhën kur u formua Gjykata Speciale. Ai ndau një moment nga një bisedë që pati me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, ku i kishte thënë se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar.

“Unë i thashë se nëse do të ketë një gjykatë të drejtë, ai do të lirohet, sepse nuk ka prova,” deklaroi Bosch para turmës së mbledhur.