Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Agon Amiga, reperi i njohur dhe ish-anëtari i grupit Babastars, ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se ka përjetuar një ndryshim të rëndësishëm në familjen e tij.

“Mirë se erdhe Emma, çika ime e vogël”, ka shkruar ai, duke njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë. Agon është baba edhe i një djali pesëvjeçar dhe prej kohësh është larguar nga skena muzikore, duke nisur një jetë krejtësisht të re në Gjermani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]