fbpx

Ish-banori kunja produksionit dhe Heidit:”Si shkoi Heidi në finale?”

nga Revista Kosovarja

Jetmir Salaj ka thumbuar produksionin dhe Heidin në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë sezon në finale e “BBV” janë 5 konkurrentë, Jetmiri me anë të një postimi në InstaStory mesa duket ka treguar se banorja nuk e ka merituar të mbërrijë deri në këtë pikë të lojës.

“Si shkoi Heidi në finale?”– ka shkruar Jetmir krahas fotos së Heidit.

Kujtojmë që Salaj u largua me dëshirë nga shtëpia e “BBV”, pas disa përplasjeve me produksionin, i cili nuk miratoi kërkesën e ish-banorit për të vazhduar lojën duke mos komunikuar me konkurrentët e tjerë.

Pas daljes nga ky reality show, Jetmiri ka hedhur jo pak herë kunja për produksionin me anë të disa deklaratave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]