Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish banorja e Big Brother Albania bëhet nënë

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Lajmi i bukur është ndarë me publikun përmes një postimi emocionues, ku Genta dhe partneri i saj shihen pranë bebes së tyre të porsalindur në ambientet e spitalit.

Kjo ngjarje shënon një moment kulmor gëzimi dhe përmbushjeje për çiftin.

Nga detajet e shpërndara në rrjetet sociale, përfshirë edhe një balonë me mbishkrimin “It’s a Boy”, konfirmohet se Genta dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë.

Moneytizer Paragrafi 4

Urimet e shumta nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit janë vërshuar menjëherë, duke i dëshiruar shëndet dhe një jetë të gjatë e të lumtur familjes së re. /Prive

Screenshot

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]