Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi është përfshirë sërish në vëmendjen e opinionit publik, këtë herë jo për muzikën, por për zhvillime në jetën e saj personale.
Ish-bashkëshorti i saj ka dalë publikisht me akuza të rënda në drejtim të këngëtares, deklarata që kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjete sociale.
Megjithatë, Llalloshi ka zgjedhur të mos i përgjigjet drejtpërdrejt akuzave, shkruan “Kosovarja”.
Në vend të kësaj, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një postim ku publikon numrin e votave të fituara në zgjedhjet e fundit, duke konfirmuar mbështetjen qytetare si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

