Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-deputeti Danush Ademi rrahet në ditën e zgjedhjeve

nga Revista Kosovarja

Ish-deputeti Danush Ademi nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve në Ferizaj, njëherësh kandidati për asamble komunale, është sulmuar në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Mbi artikull

Kështu ka konfirmuar Policia teksa ka njoftuar se Ademi është sulmuar pas një mosmarrëveshjeje verbale.

“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër, ankuesin – mashkull kosovar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si “sulm””, tha tutje ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Në pamjet e publikuara shihet se si Ademi sulmohet nga një numër i madh i njerëzve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]