Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me COVID-19, përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe njohësi i ekonomisë, njëherit ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa.
Ai ka thënë se ky numër rekord erdhi pas pezullimit të masave që ndikuan në frenim të shfaqjes së rasteve me simptoma infeksioni.
Ndër të tjera Mustafa ka dhënë edhe sygjerime për Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që mos të ketë shpërthim, marrë parasysh që rikthimi i masave do të kishte kosto të lartë socio-ekonomike.
Ky është postimi i plotë i tij:
NE SPROVE ME PANDEMINE – BALLAFQIM ME NEVOJEN PER MOBILIZIM PER VEDIJSIM, MOBILIZIM , SANKCIONIM
129 raste infeksionesh sot me COVID ! Ky rekord erdhi pas pezullimit te masave qe ndikuan ne frenim te shfaqjes se rasteve me simptome infeksioni tejkalon pritjet se vet hapja do te rrite numrin e rasteve.
Duke marre parasysh se rikthimi ne masat e mbylljes ka një kosto te larte sociale e ekonomike duhet bere çmos qe kjo nevoje te evitohet. Andaj duhet te ngritët niveli i mobilizimit dhe kapaciteti i institucioneve per ta mbajtur nen kontroll shpërthimin eksploziv te numrit te infeksioneve. Nder masat qe mund te sugjerohen janë :
• Rritja e numrit te testimeve qe u premtua edhe nga Ministri sonte
• Ne baze te testimeve, vatrat e caktuara ( lokalitete, organizata , institucione) , duhet te futen me karantina te izoluara , për te evituar karantinimin siç e kishim pra kësaj faze
• Monitorimi dhe izolimi i kontakteve ( pozitive punësimi i paralajmëruar rreth i 150= 200 profesionisteve për këtë qellim)
• Krijimi i bazës se te dhënave mbi kontaktet dhe izolimi i tyre ne periudhën potenciale te infeksionit
• Secili biznes, secili institucion, secili individ te beje planin aksional ne baze te Manualit te aprovuar en Qeveri
Është e qarte se shoqëria jone duhet te përgatitet per ta menaxhoje një situate qe ka te beje me një lloj bashkëjetese me pandeminë pa pezulluar aktivitete biznesore dhe ato qe kane te bejne me nevojat sociale, shëndetësore e kulturore te Kosovës.