Reperi i famshëm i hitit “Dior” Pop Smoke, ndërroi jetë me 19 shkurt të vitit 2020.
Ai u qëllua me armë në shtëpinë e tij në Hollywood nga 5 persona të dyshuar.
Ish e dashura e reperit e cila ka qenë në ngjarje po atë ditë, ka ndarë një postim në Instagram për 4 vjetorin e vdekjes së tij.
“Ne nuk e njoftëm fare njëri tjetrin, por ishe ti ai që ma ndryshoi jetën. Nuk e kisha menduar kurrë se do isha dëshmitare e një vrasjeje dhe vdekjes së dikujt..19 Shkurt 2020, nata më e keqe e jetës sime. Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde kur e lëshove filmin Hitch..Nuk do ta harroj kurrë sa të frikësuar ishim atë natë kur e shikuam njëri tjetrin në sy dhe kuptuam që do ishim të vrarë. E mbaj mend se çfarë mendova në atë moment (A do të vdes me të vërtetë dhe nëna ime nuk do më shoh më kurrë) Zoti më dha një shans të dytë..janë 4 vjet të depresionit dhe shumë të vështira. Por e falënderoj Zotin për tërë jetën. Kurrë nuk do të të harroj, ti gjithmonë do jesh në zemren time, prehu në paqe” shkroi ajo.