Ish e dashura e Travis Kelce ka paralajmëruar së fundmi Taylor Swift.
Mes romancës së lulëzuar , Maya Benberry pohoi se “burri që ajo kujtonte se e njihte” është tradhëtar.
“Taylor duket si një vajzë kaq argëtuese me një shpirt të bukur, kështu që i uroj asaj fat të mirë, por do ta këshilloja të ishte e zgjuar!” Benberry tha për DailyMail. “Unë jam e sigurt që deri tani ajo ka zotëruar aftësinë për të parë se kush është me të vërtetë atje për të – dhe kush po e përdor atë.”
“Vetëm koha do ta tregojë,” vazhdoi ajo, “por siç thotë gjithmonë: Një herë tradhëtar, gjithmonë tradhëtar.”
Ndonëse Maya nuk shtjelloi pretendimet e saj gjatë intervistës, ajo më parë akuzoi Kelce, se e kishte tradhtuar me të dashurën e tij të ardhshme, Kayla Nicole. “Kur ju dhe ish-i juaj u ndatë pesë muaj më parë, dhe mësoni përmes rrjeteve sociale se ai ka patur një lidhje tjetër…”, shkroi ajo në një postim të fshirë në Twitter.
Dy herë kampioni i Super Bowl-it vazhdoi të takohej me Nicole, 31 vjeç, nga viti 2017 deri në vitin 2022. Megjithëse ai kurrë nuk i adresoi publikisht akuzat e Benberry-t,mohoi se e kishte tradhëtuar pas një ndarje në 2020.