Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-komandanti i NATO-s për luftën në Kosovë: Ishte periudhë e dhimbshme

nga Revista Kosovarja

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka folur për periudhën e viteve 1997-98 në Kosovë.

Mbi artikull

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se kjo periudhë ishte shumë e dhimbshme, transmeton Klankosova.tv.

Ai deklaroi se në fshatrat shqiptarë, po luftohej me të gjitha mënyrat.

“Ka qenë një periudhë e dhimbshme, sepse më kujtohet në një pikë, një brigadier nga ushtria shqiptare, erdhi për t’u takuar me mua. Më tha shikoje se si është situata në Kosovë, ndërkohë ne shikonim se cila ishte rrethana, sepse në fakt po hidhnin mortaja, bomba dhe po luftonin në të gjitha format e mundshme në fshatrat shqiptare”.

Moneytizer Paragrafi 4

Pos tjerash, Clark thotë se Sllobodan Millosheviqit iu kërkua që lufta në Kosovë të ndalej.

Madje, ai shtoi se i njëjti, kishte forca të shumta të dislokuara në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]