Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish konkurrenti i “Përputhen” së shpejti baba?

nga Revista Kosovarja

Në një dalje ekskluzive në ‘Ftesë në 5’, Albi Buzali, ish konkurrent i “Përputhen” dhe e fejuara e tij kanë zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre në çift.

Të pyetur nga Bieta se si nisi kjo njohje, dyshja ka treguar se ka qenë një ditë me shi në kafenetë e Tiranës.

Edhe pse kanë disa muaj që bashkëjetojnë, vendimi për t’u fejuar dhe për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më serioz, erdhi nga Albi, i cili ndau bindjen se ka gjetur mrekullinë e jetës.

Xhesiana pohoi gjithashtu se ishte tepër xheloze për Albin, pasi i shkruanin gjithë kohës në mesazhe për të. Dyshja shtoi se kanë një raport shumë të mirë familjar, sakaq prindërit e Albit e surprizuan Xhesin me një videomesazh ku i kërkonin tashmë një beb.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]