fbpx

Ish – missi, Morena Taraku ekspozon gjoksin në fustanin me dekolte të hapur

nga Revista Kosovarja

Morena Taraku është një prej femrave më joshëse të estradës shqiptare, dhe këtë e dëshmon me secilin postim që bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja zeshkane numëron mbi 1.4 milion ndjekës në llogarinë e Instagram-it, e ku sjell imazhe tejet provokuese, ashtu siç ka vepruar edhe këtë herë.

28-vjeçarja postoi një imazh tërheqëse, teksa shihet duke pozuar para pasqyrës e veshur me një fustan të shkurtër me prerje të theksuar tek gjoksi dhe këmbët.

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur mbuloi fytyrën, teksa flokët e gjata i vendosi sipër supeve, ndërsa kompletoi dukje me aksesor.

Ndërsa, krahas postimeve në Instagram ku sjell imazhe dhe video nga përditshmëria, Morena prej kohësh nuk ka realizuar një projekt muzikor, kënga e saj e fundit është “Money”, bashkëpunimi me reperin Fero.

Ndryshe, ajo së fundmi është komentuar edhe për jetën e saj private, ku u tha se është në lidhje dashurie me këngëtarin turk, Berdan Mardin, por që të dy kanë heshtur lidhur me këto thashetheme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]