Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kalon te Albin Kurti

nga Revista Kosovarja

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Shqipe Mjekiqi, ka bërë një aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar mirëseardhje në ekipin e tij qeverisës.

Sipas Kurtit, Mjekiqi vjen në ekipin e tij për të ofruar përvojën e saj të gjatë në fushën e diplomacisë.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.
Shqipe Mjekiqi u bë pjesë aktive e skenës politike kosovare në mars të vitit 2021. Atëkohë, ajo u emërua nënkryetare e LDK-së nga Këshilli i Përgjithshëm, me propozim të kryetarit të sapozgjedhur, Lumir Abdixhiku, i cili e kishte vlerësuar lart bagazhin e saj akademik të fituar në Londër dhe Dublin.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, dy vite më vonë, ajo dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/