Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-presidenti afgan dikur ishte këshilltar i Ekipit Negociator të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u largua më 15 gusht nga vendi dhe qeveria e tij u rrëzua, teksa militantët talibanë hynë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Mbi artikull

Ghani që lëshoi pushtetin në Afganistan dikur ka qenë këshilltar i Ekipit Negociator të Kosovës.

Ai ishte këshilltar i Ekipit Negociator të Kosovës gjatë viteve 2006/2007 gjatë procesit negociator për definimin e statusit të Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar një fotografi ku Ghani shihet së bashku me një pjesë te Ekipit të atëhershëm Negociator të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, mediat e huaja raportuan se Ashraf Ghani u largua nga vendi me katër vetura dhe një aeroplan privat, pasi talebanët morën nën kontrolle Kabulin. Ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Talibanët raportohet se kanë marrë nën kontroll gjysmën e qarqeve të kryeqytetit dhe Pallatin presidencial.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]