fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat e reja nga Specialja

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, edhe ka thënë se nuk i ka kuptuar të njëjtat pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.

Paraprakisht, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se qëllimi i kësaj seance, është t’i lexohen të akuzuarit akuzat e paraqitura në gjuhën që flet, të konfirmoj se e kupton aktakuzën, bindet se të drejtat e të akuzuarit të respektohen.

Tutje, gjykatësi tha se Thaçi do të informohet se brenda 30 ditësh mund të vetdeklarohet për fajësinë apo pafajësinë,por edhe se të njëjtin deklarim mund ta bëj edhe gjatë kësaj seance.

I pyetur nga gjykatësi Guillou se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të datës 29 prill 2022, e cila përmban ndryshimet, pra akuzat e reja, Thaçi e konfirmoi këtë.

Më pas, i erdhi radha leximit të akuzave nga sekretarja e gjykatës, por me propozim të mbrojtjes dhe aprovim të Thaçit, ata kanë bërë të ditur se nuk kanë nevojë të lexohen akuzat e reja.

E më pas, gjykatësi Guillou tha se kërkon nga sekretarja të mos i lexoj akuzat e reja.

Ndërsa, Thaçi i pyetur se a kupton akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar, i njëjti deklaroi se nuk i ka kuptuar pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.

Avokati Gregory Kehoe tha se akuzat janë shumë të redaktuara dhe kjo e bën klientin e tij dhe të akuzuarit e tjerë të mos kenë mundësi të kuptojnë se çfarë saktësisht po paraqet Prokurori i Sspecializuar dhe se kjo është vështirësi e vazhdueshme.

“Me këto redaktime është e pamundur të kuptohet nga ai se për çfarë bëhet fjalë dhe ne i kemi kaluar këto me Thaçin, i kemi diskutuar këto çështje dhe kemi thënë se do të vetdeklarohet i pafajshëm në këtë moment”, tha Kehoe.

Ndërsa, Thaçi tha se nuk dëshiron të shtoj diçka, dhe deklarohet i pafajshëm megjithëse lëndën nuk e ka lexuar e kuptuar, por se deklarohet i pafajshëm.

“Duke pas parasysh këto redaktime, presidentit Thaçi po paraqet një deklarim jo fajtor, i pafajshëm” tha Kehoe.

Gjyqtari tha se e thotë për publikun se ka vërtetë redaktime në aktakuzë dhe se ato janë miratuar nga gjykata.

Tutje, gjyqtari Guillou, lexoi Thaçit të gjitha të drejtat e tij të garantuara me ligj, për të cilat ai tha se i ka kuptuar të njëjtat.

Më pas, gjykatësi tha se e pyet zyrtarisht lidhur vetdeklarimit, edhe pse Thaçi e tha më herët.

“Do të kërkoj zyrtarisht të më thoni nëse deklaroheni fajtor apo jo fajtor lidhur me akuzat e reja që përmban aktakuza e ndryshuar”, tha Guillou.

“Zoti gjyqtar theksova edhe njëherë amendamentet e juaja shtesë janë të redaktuara, jam munduar t’i lexoj, nuk kam arritur, prandaj nuk kam mundur edhe t’í kuptoj dhe deklarohem i pafajshëm”, tha Thaçi.

Në fund, avokati Kehoe, deklaroi se ende apeli që kanë bërë për mangësitë në formën e aktakuzës është në Dhomën e Gjykatës së Apelit dhe nuk kanë marrë akoma përgjigje.

“ Po kështu është edhe çështja tjetër është për afatin e mocioneve sipas rregullës 94”, tha Kehoe.

Gjykatësi tha se afatet do të fillojnë nga dita e sotme./Betimipërdrejtësi/


Etiketa: Hashim Thaçi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Presidenti Biden i shkruan letër Vuçiqit: Normalizo raportet me Kosovën

8 orë më parë
Aktuale

ZRRE pezullon vendimin për faturat e shtrenjta të rrymës

9 orë më parë
Aktuale

“Idiot”, “grahi kerrit” – fqinjët për pak sa nuk rrihen në paraqitje ‘live’

10 orë më parë
Aktuale

Neurokirurgu kosovar: Është ofendim me na kërku mos me ikë nga Kosova një ministër që ka ardhur prej s’jashti

10 orë më parë
Aktuale

Komuna e Prishtinës: Nesër dhe pasnesër transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë

12 orë më parë
Aktuale

Mbi 20 nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë

12 orë më parë
Postimi tjetër

Hipohidroza ose djersitja e tepërt, cilat janë shkaqet dhe simptomat?

Veseli deklarohet i pafajshëm: Gjyqi të nisë sa më shpejt që ta dëshmoj pafajësinë time para qytetarëve të Kosovës

Sa shumë është rritur Tara, duket për mashalla

TË FUNDIT

Burrat që vishen në këtë mënyrë janë më të prirur për të tradhtuar

7 orë më parë

Besimi dhe afera janë një temë me interes edhe për shkencëtarët. Për më tepër, ata prej kohësh janë marrë me...

Përse është e rëndësishme të keni seks pothuajse çdo ditë

7 orë më parë

Studimi, i cili kohë më parë është bërë, ka zbuluar se si meshkujt të cilët ejakulojnë mesatarisht së paku 21...

Katër mënyra për të gjetur një send të humbur

7 orë më parë

Zakonisht ndodh që shpejt të kujtojmë se ku e kemi lënë sendin e fundit që kemi humbur Të gjithëve na...

Horoskopi ditor, e shtunë 21 maj 2022

7 orë më parë

Dashi Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të...

Kjo është arsyeja dhe e vërteta mbi ndarjen e Bleros me Afronën

8 orë më parë

Ishte viti 2019, kur këngëtari Blerim Muharremi ( i njohur si Blero ) dhe Afrona Dika kurorëzuan lidhjen e tyre...

Një problem trafiku që ka shkaktuar polemika të shumta

8 orë më parë

Psikologët pohojnë se ndonjëherë mjafton të përpiqemi të zgjidhim një detyrë logjike për të kontrolluar se si funksionojnë logjika jonë,...

MË TË LEXUARAT

Pesë shenjat e zodiakut nga të cilat nuk ka mundësi të fshehësh asgjë

Presidentja Osmani feston ditëlindjen, bashkëshorti i saj e quan ‘mbretëreshë në fron’

Betarixa e Antonela: BET femna loçkë jemi a?

Të kesh më shumë se dy fëmijë mund të ketë ndikim në aftësinë njohëse të prindërve

Nëse hani mëngjes brenda orës kur jeni zgjuar, do të keni tri përfitime të mëdha

Zelensky votohet si njeriu më me ndikim i vitit 2022

Rrënimi i aneksit të ‘ABI Çarshisë’, deputetja e LVV-së dënohet me burgim

Arta Nitaj na njoftoi me kushërirën që ngjanë me të si dy pika uji

Dy vëllezërit futbollistë të famshëm humbin jetën në aksident

Rikthehet shoqëria e vjetër, Semi Jaupaj pajtohet me Donald Veshajn

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint