Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-presidentja kroate shkruan për Dua Lipën

nga Revista Kosovarja

Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidentja kroate, ka pozuar me Dua Lipën në eventin “Sunny Fill Foundation”.

Ajo ka shkruar për këngëtaren shqiptare:

“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë 🇽🇰 dhe 🇭🇷 anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Dua Lipa mori çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë fjalimit ajo kërkoi liberalizmin e vizave të Kosovës:

Moneytizer Paragrafi 4

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.

Pas fjalimit të saj mbreslënës, Dua ftoi në skenë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës iu drejtua me superlative.

“Me këtë vizion në mendje – faleminderit. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani”, tha Dua Lipa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]