57
Një rezidencë ekskluzive në një lagje në Londër, e cila dikur ishte e yllit botëror Rihanna, është shitur për 27.5 milionë paund (31.4 milionë euro). Kjo shumë është paguar nga një investitor anonim kinez.
Kështu ka raportuar Evening Standard. Këngëtarja jetoi në shtëpi për rreth dy vjet e gjysmë, mes 2018 dhe 2020 dhe thuhet se paguante 18,000 paund (20,600 euro) qira në javë.
“Kjo është një shtëpi jashtëzakonisht e veçantë,” tha Stephen Lindsay, agjenti i pasurive i përfshirë për Savills dhe Aston Chase.