Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-zyrtari i mbrojtjes: Zbulimi i jetës aliene do të ndryshojë përgjithmonë botën

nga Revista Kosovarja

Nick Pope është ish-këshilltar i ministrisë britanike të mbrojtjes për ‘UFO-t’ dhe kohët e fundit ka folur hapur për diskutimet mbi reagimet publike ndaj zbulimit të kontakteve aliene në grupin prestigjoz shkencor britanik ‘Royal Society’.

Mbi artikull

“Zbulimi i jetës aliene do të ndryshojë përgjithmonë botën tonë”, ka thënë Nick Pope në takimin e ‘Royal Society’, grupi shkencor ku më parë kanë bërë pjesë emra si Isaac Newton e Charles Darwin.

Nick kujtonte dy raste të veçanta kur anëtarët e grupit të lartë merrnin në konsideratë sesi publiku mund të reagonte ndaj lajmit të ekzistencës së jetës aliene.

Duke hapur subjektin e zbulimit të jetës aliene në një dokumentar të rrjetit BLAZE, Nick tha: “Do t’ju tregoj sesi, nëse zbulojmë alienët ose nëse ata na zbulojnë ne”, jeta jonë do të ndryshojë përgjithmonë. Ndërsa njoftimi qeveritar për zbulimin e jetës aliene në tokë nuk do të shkaktonte trazira të mëdha”, sugjeron eksperti britanik, mbi tematikën që po përmendet gjithnjë e më shpesh së fundmi nga mediat dhe teoritë konspiracioniste.

Moneytizer Paragrafi 4

Disa prej këtyre të fundit thonë se alienët tashmë kontrollojnë atë që ndodh në tokë.

“Si do të reagonin njerëzit? Jo liderët tanë politikë apo shkencorë, pro njerëzit e zakonshëm, punonjësit, mësuesit, fermerët”.

“A do të kishte habi? A do të kishte pranim, apo ajo për të cilën qeveritë shqetësohen më shumë, a do të kishte panik nëpër rrugë?”

Nick tha se nga anketimet e kryera rezultonte se shumë njerëz do të përfshiheshin nga paniku menjëherë pas lajmit për zbulimin e jetës aliene:

“Nëse përballemi me një pushtim alien siç ndodh në filmat e fantashkencës, sigurisht që kjo do të ishte e vërtetë”.

Por më tej ai shtonte: “Delegatët e shoqërisë Royal Society sugjeronin se në rast të njoftimit të jetë ekstraterrestre, nuk do të kishte një efekt të madh në shoqëri”.

Kjo pasi sipas Nick, një numër i madh njerëzish besojnë tashmë se jeta aliene ekziston kështu që nuk do të shokoheshin shumë, “përveç atyre që nuk pranojnë realitete të tjera jashtë fluskës së tyre të botës që i kanë krijuar ose imponuar vetes”.

“Kryesore është që njerëzit nuk do të shokohen nga diçka që besojnë tashmë se ekziston”, shton ish-këshillari britanik, duke shtuar se reagimi i publikut do të varej nga tipi i jetës aliene që do të zbulohej.

“Çështja është është nëse ata do të jenë të ngjashëm me alienët e tipit miqësor si ‘ET’ i filmave, apo si alienët pushtues të filmit ‘Independence Day’ – që vijnë këtu për të na shfarosur?” ha ai, duke shtuar se anëtarët e shoqërisë shkencore ishin të ndarë mbi këtë çështje.

Dhe në fakt Nick përqaste takimin e mundshëm të alienëve, me përplasjen e dy civilizimeve në faza të ndryshme të avancimit teknologjik.

“Nëse ne kemi aktualisht armë vrasëse të shkatërrimit në masë, çfarë armësh mund të ketë një civilizim alien disa miliona vjet më i avancuar?” spekullonte Nick.

Prandaj ai përjashtonte mundësinë e fundi të lumtur të tipit të filmave të “Hollywood” duke sugjeruar: “Nëse përballemi me një civilizim alien të avancuar, i vetmi reagim që duhet të bëjmë është; të dorëzohemi”.