Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Ishim në vaskë”, Jennifer Lopez tregon me detaje si i propozoi Ben Affleck

nga Revista Kosovarja

Nuk ka shanse të mos e keni dëgjuar që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan sërish, por ajo që ju ka shpëtuar është se si aktori i propozoi të dashurës së tij! Së fundmi, J.Lo tregoi me detaje propozimin e ëmbël dhe shumë intim që Affleck i bëri para se të quheshin zyrtarisht të fejuar!

Mbi artikull

“Të shtunën në mbrëmje, në vendin tim më të preferuar në Tokë (në vaskë), dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më propozoi. Për mua ishte fare e papritur dhe thjesht e pashë në sy, buzëqesha dhe nisa të qaj duke menduar në kokën time sesi pas 20 vitesh kjo ishte duke ndodhur sërish. Thuajse nuk i ktheva përgjigje fare, por ai e kuptoi dhe tha: “Ta marr si ‘Po’”? Patjetër që ishte një Po” – tregon Lopez.

Ndryshe nga të famshmit e tjerë që zakonisht propozimet i shoqërojnë me spektakël lulesh, dritash dhe gjithçka tjetër që bën zhurmë, Ben zgjodhi momentin kur Jennifer ishte lakuriq, brenda një vaske.

“Isha kaq e lumtur sa lotët më rridhnin në faqe. Nuk kishte asgjë luksoze tek ai propozim, por ishte gjëja më romantike që mund të imagjinoja ndonjëherë. Ishte një mbrëmje e qetë e një të shtune në shtëpi, kur dy njerëz premtuan se do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Dy njerëz me shumë fat, që u erdhi një shans i dytë për të përjetuar dashurinë e vërtetë”, – vazhdoi Lopez dhe qartazi duket kokë e këmbë e dashuruar me atë që edhe para 20 vitesh ishte i fejuari i saj.

Bennifer u ndanë në vitin 2004. J.Lo u martua me Marc Anthony-n në qershor të atij viti. Ata kanë bashkë binjakët Max dhe Emme, që erdhën në jetë në vitin 2008. Affleck u martua me Jennifer Garner në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë: vajzat Violet dhe Seraphina si edhe djalin Samuel.

Pas martesave që përfunduan në divorc, ata të dy kanë pasur disa lidhje të përfolura – si Jennifer me Alex Rodriguez ose lidhja e Affleck me aktoren Ana de Armas, derisa e gjetën sërish rrugën te njëri-tjetri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k