Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit, gjendet influencerja 31-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Rasti i zhdukjes së influenceres Rachel Kerr në Agadir ka përfunduar pa drama, pasi ajo është gjetur shëndoshë e mirë, siç konfirmoi familja e saj.

Mbi artikull

31-vjeçarja nga Dunblane kishte humbur kontaktet më 25 prill, pasi kishte bërë check-out nga hoteli ku po qëndronte, Caribbean Village Agadir. Për disa ditë, familja nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj, gjë që shkaktoi shqetësim të madh dhe thirrje publike për ndihmë.

Të mërkurën në mbrëmje, familja njoftoi në rrjetet sociale se Rachel është gjetur dhe tashmë ndodhet me vëllain e saj, pa dhënë detaje të tjera për atë që kishte ndodhur gjatë zhdukjes.
Ndërkohë, Foreign, Commonwealth & Development Office kishte konfirmuar se po i ofronte mbështetje familjes gjatë kërkimeve.

Rachel Kerr është e njohur për përmbajtjen e saj rreth udhëtimeve në rrjetet sociale, si dhe për angazhimet në modeling, shkrim dhe të folur publik. Postimi i saj i fundit nga Maroku ishte më 13 prill.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]