Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ismaili, Konjufcës: Është duke u bë korrupsion i madh në Ministrinë e Shëndetësisë ty s’po të dëgjohet zëri, merr përgjegjësi!

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në debatin e nënkryetarëve, ka akuzuar Glauk Konjufcën për heshtje ndaj, siç tha ai, korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mbi artikull

Ismaili tha se dokumentet e tij gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë ishin kontrolluar dhe dërguar në prokurori, por se, sipas tij, nuk ishte gjetur asgjë.

“I keni kontrolluar të gjitha dokumentet e mia sa kam qenë ministër i Shëndetësisë, i keni çuar në prokurori dhe s’keni gjetur asgjë. A e di pse? Sepse unë e kam ndalur korrupsionin sa kam qenë ministër”, tha Ismaili.

Ai më pas përmendi blerjet në shëndetësi, duke thënë se pajisje si patericat po blihen shumë më shtrenjtë se çmimi real.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po bëhet korrupsion në Ministrinë e Shëndetësisë, e ty s’po të dëgjohet zëri. Pse nuk po guxon me fol? Ti duhet me marrë përgjegjësi”, iu drejtua Ismaili Konjufcës.

Ismaili tha se në QKUK po ndodhin abuzime, ndërsa akuzoi se personat e afërt me pushtetin po përfitojnë në kurriz të pacientëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]