Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave që nga shpallja e pandemisë

nga Revista Kosovarja

Që nga shpallja e emergjencës shëndetësore të pandemisë së koronavirusit, Italia ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave e të rasteve pozitive në 24 orë, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencën e përditshme.

Mbi artikull

Vendi përgjatë ditës së sotme ka regjistruar 145 viktima e 675 raste pozitive.

Vetëm pak orë nga përfundimi i masave izoluese, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në Itali ka arritur në 31,908, derisa 225,435 janë infektuar me virusin deri më sot.

Në rajonin e Lombardisë gjithashtu është reduktuar numri i viktimave në 24 orë. Në regjionin italian janë paraqitur 69 viktima e 326 raste pozitive, më shumë se një ditë më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Italia deri më sot ka kryer 3,004,960 testime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]