Një situatë e ndodhur javën që lamë pas mes Tanit, Rogertit dhe Brikenës u rikthye sërish në vëmendje mbrëmjen e sotme gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova.
Pamjet ku Tani dhe Rogerti iu futën në shtrat Brikenës shkaktuan reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Megjithatë, sonte dy banorët u justifikuan duke thënë se gjithçka ka qenë pjesë e lojës.
Rogerti deklaroi se që nga dita e parë ka parë provokime nga Brikena, duke shtuar se ajo e ka quajtur veten “Divë” dhe sipas tij sillet sikur ka në kontroll të gjithë shtëpinë.
Ai theksoi se nuk ka bërë asgjë jashtë kontrollit dhe se nuk ka asnjë pendesë për veprimin e tij. Madje, Rogerti u shpreh i vendosur duke thënë se do t’ia bëjë jetën “ferr” Brikenës brenda shtëpisë.
Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë në raportet mes banorëve dhe në rrjedhën e lojës në ditët në vazhdim.
