fbpx

Iva Tiço flet për dasmën: Mezi mbaja lotët

nga Revista Kosovarja

Gazetarja e njohur Iva Tiço kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në një dasmë private pak kohë më parë.

E ftuar në “S’e kam me ty”, ajo tregoi se fustani i veshur në ditën e dasmës ishte i frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes dhe fustanin e saj do e trashëgoj.

“Kisha shumë emocione, kam foto që jam duke hyrë në kishë me vëllain dhe duket që mezi mbaj lotët. Fustani ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes. Fustanin do ia jap Reas mbesës sime, do e trashëgoj. Në muaj mjalti ishim në jug të Francës.
E kupton botën tonë, në njëfarë mënyre është pjesë e saj. Nuk sillet si unë, është introvert. Kemi plane të rrimë në Tiranë, ai do vazhdojë të mësojë shqipen.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]