Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ivanka Trump gjithmonë e kuruar, por kësaj radhe me “ ujë e sapun”

nga Revista Kosovarja

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në 2,572, me rreth 143,500 të testuar pozitivë.

Mbi artikull

Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social.

Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit. E bija e tij, Ivanka, është përpjekur të inkurajojë amerikanët në këtë moment të vështirë për ata dhe të gjithë botën.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse e shohim gjithmonë të kuruar, Ivanka u shfaq pa make-up dhe me flokët e çregullt, për të dhënë mesazhin e rëndësishëm.

“Ju lutem, ju lutem rrini në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe taska forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, pasi kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë.Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, ishte komenti i saj.